Tre shenjat e Horoskopit që kanë më shumë gjasa të dashurohen në mars

Tre shenjat e Horoskopit që kanë më shumë gjasa të dashurohen në mars

Për disa shenja të Horoskopit, marsi do të jetë muaji i tyre me fat në dashuri dhe kjo sepse ndodhemi në shenjën e Peshqeve dhe nevoja për të shprehur për të dashuruar dhe për të pasur dikë pranë do të triumfojë. Sidomos në fund të muajit pasi hyjmë në shenjën e Dashit, dhe në periudhën e rilindjes, ku ne do të bëhemi një version më i mirë i vetes tonë.

Demi

I përkisni shenjave me fat për dashurinë jo vetëm në mars, por edhe në përgjithësi gjatë gjithë vitit 2023. Megjithatë, ky muaj pritet t’ju dhurojë momente të këndshme dhe pasion. Në fillim të muajit nuk mungojnë mundësitë për të njohur njerëz të rinj, lajme të gëzuara, flirtim dhe humor romantik. Më shumë fat do të keni nga data 22 e muajit, kur edhe Afërdita do të kalojë në shenjën e Dashit, duke qenë se Venusi është planeti juaj sundimtar do t’ju ofrojë këndvështrime të reja dhe emocione të mëdha në lidhjet e dashurisë.

Peshqit
Ju jeni protagonistët e muajit mars dhe kjo sepse në shenjën tuaj keni Neptunin, që t’ju sjellë fat dhe realizimin e çdo dëshire. Nevoja juaj bazë është të ecni përpara, të bëni një fillim të ri, të rinovoni jetën tuaj dhe sigurisht emocionet tuaja. Me favorin e Neptunit, dhe duke qenë se tashmë jeni në sezonin tuaj, ju paraqiten mundësi në emocionet tuaja që ju bëjnë të shpëtoni nga pasiviteti apo edhe nga rutina. Zhvillimet e marsit do të jenë shumë të shpejta, si për shkak se ju vetë jeni më aktivë, duke ndjekur atë që dëshironi, ashtu edhe sepse ju jepen mundësitë për të pushtuar atë që keni vënë në sy.

Binjakët
Skenari astrologjik tregon se marsi do të jetë një muaj kyç për jetën tuaj të dashurisë. Deri në datën 7 të muajit parashikohet një fillim i ri emocional apo një rinovim romantik për ju që keni lindur në fund të majit, ndërsa gjatë muajit Mërkuri ju ofron mundësi për zhvillim marrëdhënieje, përkushtim, shoqëri apo edhe perspektiva e një martese. Duke qenë se ju udhëhiqeni prej Mërkurit planeti i komunikimit përdoreni këtë në avantazhin tuaj dhe gjëra të mira ju presion në horizont, mos e anashkaloni këtë mundësi, marsi është muaji juaj.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *