I dashur Dash. Hëna në Luan prek zonën e romancës, seksit dhe argëtimit, ndaj do të ndihesh me shumë vetëbesim për të ndërmarrë hapa të mëdha.
Demi
Kjo fundjavë të gjen më gati se kurrë! Çlirohu nga barrierat dhe përqendrohu më shumë te ndjesitë. Provo diçka të re këtë fundjavë, në krevat e kemi fjalën, shkruaji personit që pëlqen në DM dhe provoje shansin.
Binjakët
Këtë fundjavë do të kesh punë, sidomos me rrëfimin e ndjesive. Kohët e fundit ke ndjerë se ka një çekuilibrim në marrëdhënien tënde, ndaj kjo fundjavë është e duhura për të folur me personin e zemrës. Ndoshta një ish do të të shkruajë, ndaj bëj kujdes, ose përgatitu. Ti e di më mirë.
Gaforrja
Ekziston një mundësi që të ritakohesh me ish-in, Gaforre, ose me dikë që ke dalë kohë më parë, por në njëfarë mënyre jeni shkëputur. Ndoshta do të bësh pak qejf me ndonjë person nga e shkuara, gjithsesi, të këshillojmë të mos përfshihesh shumë.
Luani
Hëna në Gaforre ta bën këtë fundjavë pak më të vetmuar, por mos u shqetëso, sepse nga e shtuna, gjërat bëhen më mirë. Afërdita, planeti i dashurisë, rezervon surpriza të bukura, ndaj mos hezito të dalësh dhe të argëtohesh.
Virgjëresha
Një sy nga përditshmëria, një sy nga DM, Virgjëreshë. Një ish kurioz dhe pak qejfli do të të shkruajë, por nuk po kërkon asgjë serioze. Është në dorën tënde nëse do t’i shkruash dhe ta mbash muhabetin, apo thjesht t’i japësh duart.
Peshorja
Peshore, këtë fundjavë nuk ke asnjë justifikim! Dil nga guaska dhe argëtohu! Shprehe pëlqimin dhe kontakto me njerëz që ke qejf, pasi do të krijosh përshtypjet më pozitive dhe ndonjë njohje të re. 😉
Akrepi
Kohët e fundit, nuk ke pasur shumë kimi në shtrat dhe kjo, falë prapaviijës së Marsit. Gjithsesi, këtë fundjavë do të kesh mundësi që ta ndryshosh këtë fakt. Dil, njihu, dëgjo bisedat dhe kënaqu!
Shigjetari
Prapavija e Marsit të ngatërron pak, veçanërisht në aspektin romantik, por fatmirësisht, kjo do të ndryshojë shumë shpejt. Ndonjë hatërmbetje e vjetër, inat, apo konflikt i pazgjidhur do të dalë në pah, do të përfshihesh në një stuhi ndjenjash, por shumë shpejt do të gjesh personin e duhur.
Bricjapi
Kjo fundjavë është fantastike për romancë dhe kjo të bën edhe më sensual/e dhe intim/e. Nëse po kërkon të dalësh me dikë, Urani, planeti i surprizave, të ndihmon të arrish gjithçka që do.
Ujori
E gjithë java e zënë do të të shpërblehet të shtunën mbrëma, sepse Afërdita e dashurisë është në shenjën tënde dhe libidoja jote është më e lartë dhe më e zjarrtë se kurrë. Romanca dhe dashuria do të ndizen dhe jeta jote seksuale do të jetë on top!
Peshqit
Kjo fundjavë nuk duket aspak e keqe, përkundrazi, do të ndihesh shumë me vetëbesim dhe flirtues/e, ndaj duhet ta kapësh çdo mundësi që të vjen përpara.