Një natë ndryshe nga të tjerat, plot intimitet dhe romanticitet është vetëm nën rrezet e hënës së plotë. Shpesh herë magjepsemi pas saj, por në këtë natë është një magji e veçantë. Pa vetëdije, hëna e plotë na vë në punë të gjitha shqisat tona, na bën të dashurohemi si të çmendur, ndryshon diçka tek ne që nuk e kuptojmë se si ndodh.
Por çfarë ndodh me ju sipas shenjës suaj së zodiakut? Si reagoni nga efekti i kësaj hëne dhe ku ndikon më së shumti ajo?
Dashi
Dashi nën dritën e hënës së plotë është shumë ndryshe, larg origjinës së tij. Bëhet më ngeativ kundrejt gjërave. Nuk beson tek romanticiteti apo dashuria në këtë natë, më shumë preferon situatat me verë dhe shoqëri të mirë. Nëse hëna e plotë ndodhet në shenjën e tij, më mirë të zhdukeni për disa ditë sa të kalojë ndikimi, për të mos u përballur me sjelljen e tij arrogante.
Demi
Demi magjepset! Kthehet në një romantik dhe i zgjohet ana seksuale. Më shumë nëse është i dashuruar dhe di t’i lidhë fjalët në atë mënyrë që bëhet shumë magjepsës. Nën kushtet e duhura dhe magjinë e duhur kthehet në një shenjë erotike, që realisht do ta pëlqeni dhe do t’ju duket si ëndërr.
Binjakët
Binjakët është një shenjë që nuk shkon pas turmës dhe qëndron në botën e krijuar nga vetë ata. Edhe në këtë situatë, nëse shumica janë nën efektin erotik, këtyre i vjen neveri nga kjo gjë. Bëse pretendoni të shkoni në një takim romantik, binjakët janë të aftë t’ju manipulojnë mendjen me një bisedë rreth shkeljes së njeriut në Hënë…
Gaforrja
Gaforret sensitive adhurojnë Hënën dhe do të bëhen shumë melankolikë. Gjithsesi elementi i romantizmit mbetet brenda tyre dhe me këtë gjë, erotizmi do të rritet dhe dëshira për të patur dikë afër do të shtohet. Nëse nuk jeni romantik, më mirë mos i’u afroni njeriu, lërini të qetë. Refuzimi juaj do ta shkatërrojë mbrëmjen duke e kthyer në debat. Dhe nuk ju duhet diçka e tillë…
Luani
Së bashku me drritën e hënës së plotë, tek luani zbret dhe vetëbesimi. Kjo do të thotë se dita është vetëm e atyre, nuk ka të tjerë. Të shkëlqimin do ta marrin ata! Madje pêrpiqen të marrin dhe shkëlqimin e Hënës…Kur erotizmi dhe vetëbesimi të jenë plotësuar, atëherë do t’ju propozojnë të bëni dicka ndryshe. Çfarëdo të jetë ajo, do të ndiheni sikur Hëna zbriti në Tokë në formën e një Luani.
Virgjëresha
Kudo të dëshironi të shkoni me personin tuaj të zemrës është e sigurt që do të keni rregulluar skenën ideale.
Nëse ndiheni pak në siklet ju sugjerojmë të merrni alkool me vete për një takim pak më ndryshe dhe të rehatshëm. Si përfundim, hëna e plotë do t’ju hedhë pak “pluhur zanash” për një mbrëmje magjike.
Peshorja
Peshorja një shenjë romantike, dëshirojnë t’i kalojnë këto mbrëmje nën hënën e plotë me të dashurit e tyre, partnerët. Sigurisht, keni privilegjin të mësoni diçka nga Peshoret e edukuara…
Do të dëgjoni një analizë se pse Hëna mbushet dhe humbet, si u krijua, si ndikon Tokën dhe shumë të tjera. Peshorja i ka studiuar të gjitha! Do të përballeni me shumë teori nën dritës së hënës.
Akrepi
Një shenjë shumë simpatike si Akrepi nuk pret hënën e plotë për të shprehur joshjen e tij dhe misterin që zotëron. Nëse jeni ju gjysma e tij, atëherë do ta dashuroni akoma më shumë pasi të shijoni këtë eksperiencë magjepsëse. Çështja është që mos të fillojë të analizojë shkencërisht hënën, sepse aty ku prisnit një natë pasioni, do të kthehet një natë leksioni. Dhe ditën tjetër do të përballeni me pyetjen nëse kaluar një mbrëmje të këndshme. Nëse analiza zgjat më shumë se gjys ore, u dogjët…
Shigjetari
Shigjetarin e kaplon një valë fëmijërie e bëhet akoma më shumë lozonjarë. Jo erotikë, thjesht jeni në qejfin tuaj. Shumë presin fjalë e deklarata dashurie nga ju, kujdes sepse hëna e plotë mund të ndikojë të vendosni për diçka që nuk duhet.
Bricjapi
Bricjapi nuk beson në shprehjet e dashurisë, preferon veprat dhe kryen gjeste romantike. Kështu që nëse shihni diçka ndryshe, një largim apo dyshim nga ata, është thjesht ndikimi i bënës. Dhe mos u ankoni!
Ujori
Hëna e plotë i zgjon Ujorit imagjinatën e tij, skenaret me fantazma dhe dragonj, që poshtë dritës së hënës kërcejnë të gjithë në ritme të muzikës techno. Nëse do të mundej do të shëndrrohej vetë në një Perëndi. Më qartë, e dashuroni hënën e plotë, do t’ju sjellë pak luhatje humori por çdo gjë do të kthehet në normalitet shumë shpejt.
Kujdes, mos harroni t’i bëni foto!
Peshqit
Peshqit, romantikët më të mëdhenj të horoskopit. Në këtë hënë të plotë bëhen më të afërt dhe intim. Nëse mërziteni për diçka, më mirë mos e tregoni, sepse e dini çfarë thonë njerëzit për ujqërit. Shfaqen vetëm me hënën e plotë. Nuk do të dëshironit të kishit kontakt me to.