“Mirdit Toma këngëtari i ri dhe i talentuar, që i këndon “MIRDITËS”

Këngëtari i ri dhe i talentuar Mirdit Toma ka lindur në fshatin Mnelë të Mirditës. Shkollën fillore e ka vazhduar në Mnelë deri në klasën e 5-stë.


Në klasën e 6-shtë Mirditi vazhdon në shkollën Artistike Prenkë Jakova në Shkodër, ku zgjedh të mësojë për instrumentin e kitarës.

Nën mbikqyrjen dhe mësimin e profesorit Artion Qamili, studimet për kitarë i vazhdon gjer në Maturë ku dhe është diplomuar për Kitarë në Liceun Artistik.

Gjatë viteve të studimeve Mirditi merr pjesë në disa koncerte të organizuara nga shkolla, ku dhe ka spikatur me talentin e tij të mrekullueshem.
Pas mbarimit të shkollës së mesme Mirditi ka vazhduar Universitetin e Arteve në Shkodër në degën Pedagogji Muzikore.

 

 

Përgjatë viteve të studimeve ai ka filluar të këndojë live nëpër disa restorante të qytetit. Mbas pak kohësh Mirditi fillon një turne jashtë Shqiperisë pikërisht në Itali dhe Zvicër.

Në vitin 2020 pikërisht me datën 13 shtator të këtij viti, Mirdit Toma sjell projektin e tij të parë muzikor, këtë projekt ai e ka më të pëlqyerin e tij sepse kënga i kushtohet vendit të tij të dashur Mirditës ku dhe me shumë krenari e mban dhe emrin (MIRDIT) Kënga e titulluar (TY MIRDITË) u mirëprit nga publiku Mirditor dhe më gjerë.

Gjithashtu Mirditi ka vazhduar dhe ka sjellë këngë tjera të mrekullueshme që i përkasin rrymave turbo folk dhe muzikë popullore te alternuar, por Mirditi lirisht mund të këndojë dhe në rryma të tjera muzikore.

Mirditi në vazhdim ka bashkëpunuar me produksionin Eurolindi në Kosovë ku dhe është ndier shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim.
Përndryshe Mirdit Toma ka një grup muzikor ku vazhdon të këndojë në dasma dhe koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Shqiperisë.

Së shpejti Mirdit Toma do vijë me projekte të reja të cilat besojmë se do të jenë po kaq të bukura dhe të dashura për fansat sa dhe këngët e deritanishme.
Ne kemi zgjedhur për të ju përshëndetur me këngën që Mirditi don më së shumti dhe që e inspiron. Kënga titullohet TY MIRDITË.

 

 

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *