Aktivisti dhe bisnesmeni i sukses’shëm Zoti Viktor Popaj u lind dhe u rrit në Vukpalaj të Kastratit në Malësinë e Madhe.
Viktori i trashëgoi vlerat dhe parimet e familjes së tij fisnike, që në vazhdimësi ka nxjerrë burra të fjalës dhe punës, ashtu siç ishte dhe babai i tij tashmë i ndjerë Pashko Toma, i cili me intelektin dhe urtësinë karakteristike të Malësorit ka bërë të mundur pajtime dhe shuarjen e shumë konflikteve në Malësi dhe më gjerë.
Zoti Viktor Popaj ka drejtuar Komunen Kastrat në Malësi të Madhe gjithashtu ka vazhduar Këshilltar Bashkiak në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Këshilltar Qarku në Shkodër, dhe Anëtar i Kryesisë së Qarkut Shkodër për disa mandate me radhë.
Mbas gjithë kësaj karriere të sukses’shme në qeverisjen vendore, Viktori u stabilizua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe jeton sëbashku me familjen.
Tashmë Zoti Viktor Popaj është bashkuar Shoqërisë më të madhe Patriotike Atdhetare në Diasporë “VATRA” Z. Popaj në këtë rrugëtim në anëtarësinë e VATRËS është bashkuar familjarisht.
Në një cikël intervistash të zhvilluara në Malësi të Madhe, nga editori i portalit tonë Pal Qarraj, Pyetjes se si e konsideronin Politikanin Malësor Zotin Viktor Popaj përgjigjet ishin si më poshtë.
(1) Kryetari Viktor Popaj është njeri me vlera të mëdha.
(2) Ai ka bërë shumë gjatë mandatit të tij, do donim të ishte sërisht drejtues vendor.
(3) Përveçse një drejtues i drejtë, ishte dhe njeri i mirë dhe mjaft bamirës.
(4) Kam dëgjuar se ka shkua në Amerikë, i uroj Tana të mirat e ruajt Zoti.
(5) Një njeri i mirë dhe nga familje me tradita atdhetare s’kishte si të ishte ndryshe.
Këtu ishin vetëm disa nga përgjigjet e pyetjeve tona.
Ne i urojmë suksese në jetë, familje dhe Karrierë Zotit Viktor Popaj./Adrianet.al Publialb.al Pasqyra.al