Luizi “infekton” edhe Arbanën me “Amarildon”, lapsusi i moderatores gjatë spektaklit

“Amarildo” është mënyra se si Luiz Ejlli thërret gjatë gjithë kohës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Armaldo Kllogjerin.

Sonte gjatë spektaklit edhe moderatorja Arbana Osmani në një moment ku po diskutoheshin disa nga situatat brenda shtëpisë, ka bërë lapsusin duke e thirrur Armaldon, “Amarildo”, një emër ironizues që Luizi i ka vendosur “Maestros”.

Në pak sekonda ky moment është bërë viral dhe është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale.

Gjatë mbrëmjes, pas lapsusit, Arbana Osmani ka kërkuar falje, por ky moment nuk i ka shpëtuar as banorëve të cilët kanë qeshur.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *