Ç’po ndodh? Rita Ora kërkon për herë të dytë falje në publik

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka kërkuar ndjesë për të dytën herë pas raporteve sipas të cilave ajo duhej të ishte në vetëizolim.

30-vjeçarja, fluturoi drejt Egjiptit në një avion privat më 21 nëntor, për të performuar në hotelin me pesë yje, në Kajro, një shfaqje kjo për të cilën ajo u pagua sipas Mail on Sunday, me një shumë të majme parash.

 

Ajo u kthye në Angli një ditë më pas dhe ashtu siç përcaktohet në rregullat anti covid, duhej të vetë izolohej për 14 ditë.

Por, në vend që ta bënte këtë, Ora organizoi një festë ditëlindjeje për 30 vjetorin e saj në restorantin Casa Cruz, në Notting Hill, në Londrën perëndimore, më 28 nëntor, duke shkelur edhe në këtë rast masat anti covid, për cka ajo ka kërkuar ndjesë më herët. Pas publikimit të lajmit për festën e ditëlindjes, këngëtarja tha se asaj i vinte shumë keq për veprimin dhe pranoi të paguante një gjobë prej 10 minë paundësh për festën.

Mail on Sunday ndërkohë raportoi se presidenti egjiptian, Andel Fatah Al Sisi, ishte mes të pranishmëve në eventin ku Rita ora kishte performuar në Kajro. Përveç ndjesës së saj, Ora tha të shtunën se ajo do të dhuronte të gjitha fitimet nga performanca e saj për bamirësi.

“Kohët e fundit fluturova drejt egjiptit për të performuar në një event për një kompani private, ku unë ndoqa protokollin dhe ofrova një test negativ për covid ashtu siç kërkohet nga autoritetet egjiptiane. Në kthimin tim në Britani, unë duhej të ndiqja rregullat e qeverisë dhe të izolohesha. Siç ju e dini, unë nuk e bëra këtë ndaj edhe kërkoj sërish ndjesë…”.

Author: 123albania