Vetëm ajo i kishte ngelur, Shqipja shënjestron Bora Zemanin: Pse nuk trego qe …(Video)

Të shtunën Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e Për’puthen ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndryshe nga sa pritej nuk bëri ndonjë deklaratë të papritur.

Ajo u vendos përballë konkurrentëve aktual dhe duhej t’iu përgjigjej pyetjeve duke grushtuar në foton e njërit prej personazheve.

Kur u pyet se cilën nga vajzat shikon si rivale ajo tha: “Asnjërën”. Shqipja grushtoi Ana Lleshin kur u pyet se cila nuk krahasohet me të, gjithashtu Anën dhe Tean i zgjodhi si dy personazhet më “fake” në “Për’puthen”. Tean ajo e cilësoi si një “0 me bisht”, ndërsa Antonetën nga “Për’puthen 1” i dha një 10 me yll.

Ajo zgjodhi Beratin si një personazh me të cilin do të përputhej, ndërsa Gracianon si djalin me të cilin nuk do të përputhej kurrë. Shqipja tha se nuk do të kishte asnjë nga djemtë si shok dhe u shpreh se asnjë nuk e meriton të qëndrojë në “Për’puthen”. Kur u pyet se kë do të puthte, ajo zgjodhi Andin dhe shtoi se do e bënte për faktin se e mbrojti para të gjithëve.

Gjëra që ne i dinim. Një “grusht” duket se e paska ruajtur edhe për moderatoren e emisionit Bora Zemani.

Ditën e sotme është publikuar edhe intervista e saj në “After party” e Launës, ku e pyetur se çfarë ka për t’i thënë Borës, ajo e akuzoi këtë të fundit për fshehje të të vërtetave dhe deformim të tyre.

“Thuaji të vërtetat siç janë!”- u përgjigj ajo.

Ndonëse Bora ëshë në rolin e moderatores dhe nuk ka shumë për të thënë e për të fshehur rreth lojës, mbetet mister se për çfarë “të vërtetash” e ka fjalën Shqipja./korrieri.al

Author: 123albania