““Je mësuar me pula ti, mos e zgjat më”, ndizet keq debati mes dy bukurosheve në emisionin e njohur

Melisa dhe Sindi janë përfshirë sërish në një debat të ashpër në studion e “PërPuthen”.

Ndërsa po komentonte rreth takimit të Melisës me Mevlanin, Sindi në një moment përdori frazën “vajzat si Melisa”, gjë e cila irritoi jo pak këtë të fundit.

Melisa iu drejtua ashpër, ku i tha “mos e zgjat më”, ndërsa Sindi në përpjekje për t’u justifikuar tha se po fliste për “fenomenin”, duke shtuar se me frazën “vajzat si Melisa” e kishte fjalën për vajzat e shkathëta që nuk e kanë problem të flasin për seksin.

Ndërkohë Melisa iu drejtua sërish duke i thënë “unë nuk jam fenomen”.

Debati:

Sindi: Po flas për fenomenin, vajzat si Melisa

Melisa: Je mësuar me pula më duket…

Sindi: Unë me pula?

Melisa: Mos e zgjat…

Sindi: A replikove ti? Ngrije zërin ngrije

Melisa: Kaq po të them, si janë vajzat si puna e Melisës?/korrieri.al

Author: 123albania