Aurela Gaçe zbulon se dikush po mashtron në emër të saj: Nuk e kuptoj pse…

Emri i këngëtares Aurela Gaçe duket se është vënë në fokus të një mashtrimi që po qarkullon kohët e fundit në rrjet.

Dikush ka hapur një “Facebook” me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

LEXO EDHE:
Rrokstarët suedezë tregojnë si e mësuan dhe e kënduan ‘Xhamadanin vija – vija’

Mirëpo nuk zgjati shumë, dhe Aurela duket se u informua për këtë fakt dhe reagoi menjëherë në rrjetet e saj sociale:

“Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’, ka hapur këtë faqe me emrin tim, Aurela Gaçe Live, është duke përdorur emrin tim, nuk e kuptoj pse.

Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u mashtroni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur.

Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vjedhin.

Raportojeni, raportojeni!”, shkroi Aurela.

https://www.instagram.com/p/CIq-KdShAtI/?utm_source=ig_embed

Author: 123albania