‘Më jep lekët që më ke borxh’/ Shqipja ‘fëlliq’ Mevlanin dhe plas bombën e radhës

Shqipja nuk ka ndërmend të ndalet dhe këtë e ka bërë të ditur në postimet e rradhës, ku e pyetur nga ndjekësit, ajo tregon se po pret të qetësohet situata dhe do plasë bombat e rradhës.

“Kam një mal me bomba që nuk do dijnë nga të kthehen dhe si të mbrohen”, shprehet Shqipja.

Sa i përket fotos së Andit me një vajzë që pretendon se është Tea, Shqipja këmbëngul se ajo është Tea dhe do të japë prova për këtë.

E pyetur se cilin zgjedh Mevlanin apo Andin, Shqipja tregon se Mevlani i ka para borxh.

“Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s’kam marr akoma”, shkruan Shqipja.

Kujtojmë, se Shqipja ka qenë protagoniste në videoklipin e Mevlanit “Love Story”. /XING.al

Image

Author: 123albania