Protestuan me arkivol në duar për vrasjen e 25 vjeçarit, policia arreston dy persona, ndërsa 2 të tjerë …

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se organizuan një protestë për vrasjen e Klodian Rashës, ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e Durrësit thonë se këta shtetas, edhe pse shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur që nuk lejohen tubimet dhe grumbullimet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kanë vijuar të protestojnë.https://video.syri.net/upload/videos/2020/12/2ZWiZuGHuGNw2YMIlTUa_15_2e36e2ae323002e02b1eaf80c60db23d_video_240p_converted.mp4

 

Author: 123albania