Propozimi i Melisa Lleshit revolton Fatjon Kuqarin: Me mua nuk tall njeri b*then…

Melisa Lleshi dhe Fatjon Kuqari ishin dy nga konkurrentët e “Përputhen”, të cilët që në fillim shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin dhe publiku priste t’i shihte çift.

Por, mbrëmë situata mori një rrjedhë tjetër, pasi që të dy deklaruan se nuk do të dalin më kurrë me njëri-tjetrin.

..
Gjithçka nisi kur 23-vjeçarja e zgjodhi Kuqarin për një takim 4-minutësh për javën e ardhshme, por ky takim do të realizohej në të njëjtën ditë kur konkurrentja do të dilte edhe me një nga djemtë e tjerë në një takim po 4-minutësh.

Kjo e ka revoltuar shumë 26-vjeçarin, i cili është çuar dhe ka lënë studion.

Ai u rikthye sërish dhe e përsëriti edhe një herë deklaratën e tij, duke thënë se me Melisën nuk del më.

“Unë me Melisën nuk dal më! Unë këtu përfshihem shpirtërisht. Në janar do shikoni largimin tim. E deklaroj hapur që nuk jam më këtu! Ose nuk i dihet, është ndonjë vajzë tjetër, por me Melisën nuk jam!”, u shpreh 26-vjeçari.

Pjesë nga biseda:

Fatjon Kuqari: Nuk e pranoj. Nuk futem në dy takime! O do jem unë, o ‘x’ tjetër!

Melisa Lleshi: Mos e prano! Melisa nuk del më me ty!

Fatjon Kuqari: Zgjidh takime të ndara. Nuk po them që nuk dal më me Melisën, por jo duke zgjedhur dy në të njëjtën kohë.

Melisa Lleshi: Aty rri, nuk dal më fare me ty.

Fatjon Kuqari: Sa ta keni gjobën, nuk më intereson fare! Me mua nuk tallni b*thën!

© SYRI.net

Author: 123albania