Pamjet e frikshme/ ‘Po na lëvizin shtëpitë, ndihmë’- Rrëshqitje toke në qytezën norvegjeze, ka të plagosur e të zhdukur

Dhjetë persona janë plagosur dhe 11 të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitje toke në jug të Norvegjisë. Rreth 900 persona janë evakuuar nga qyteza.

Dhjetra ndërtesa u dëmtuan në komunën e Gjerdrum, rreth 19 milje në veri të Oslos. Njerëzit e zhdukur ishin nga shtëpitë në fshatin Ask, epiqendra e rrëshqitjes së dherave.

Rrëshqitja e dheut filloi gjatë orëve të para të së mërkurës, e banorët telefonuan shërbimet e urgjencës duke kërkuar ndihmë dhe raportonin se shtëpitë e tyre po lëviznin, tha policia.

Zëdhënësi i policisë Roger Pettersen tha se zyrtarët nuk mund të përjashtonin mundësinë e njerëzve të humbur brenda në ndërtesat e shembura.

“Ata mund të jenë evakuuar vetë por mund të jenë akoma në zonën e rrëshqitjes, tha Pettersen për agjencinë e lajmeve NTB.

Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg i tha transmetuesit TV2 se kjo do duhej të ishte një fundjavë e një Viti të Ri me “paqe dhe qetësi”.

“Dhe mbase duhet të ishim shqetësuar më së shumti për COVID-19 … jo nëse kemi persona të zhdukur nga një rrëshqitje e dheut,” tha ajo.

 

Policia tha se zona mbetet e paqëndrueshme për tani dhe mund të arrihet vetëm me helikopter.

Rreth 40 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes dhe ekzistonte rreziku i rrëshqitjeve të tjera pasi disa pjesë të tokës ishin ende duke lëvizur, tha Toril Hofshagen nga Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Energjisë Norvegjeze.

Kjo ishte një nga rrëshqitjet më të mëdha të tokës në historinë Norvegjeze.

Author: 123albania