Sara Kolami zbulon ndërhyrjen estetike: Vitet kalonin dhe…

Moderatoja Sara Kolami, së fundmi ka zbuluar një ndërhyrje që ka bërë në hundë në moshën 13-vjeçare.

Moderatorja, tregoi se shkak u bë një aksident, që Sara ajo kishte pësuar në moshë të vogël dhe që i kishte lënë pasoja të mëdha në hundë.

Nisur nga kjo, mjekët e kishin këshilluar atë të bënte një ndërhyrje tjetër kur të ishte në moshë madhore, sepse e kishte të nevojshme.

Me sa duket, dita erdhi dhe Sara i është nënshtruar operacionit tjetër.

Ishte vetë moderatorja ajo që e ndau këtë lajm me publikun, teksa shkroi në llogarinë e saj në Instagram:

“4.01.2021

Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç! Kjo dëshirë nisi me një aksident të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç, i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje.

Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë, kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër.

Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje, por nuk mund ta merrja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!”.

https://www.instagram.com/p/CJofJaiM87V/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Author: 123albania