Bashkia Shkodër bën bilancin/ Janë përmbytur 1823 ha tokë! Ja dëmet në bujqësi dhe rrugët e bllokuara

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacionet më të fundit për situatën e përmbytjeve.

Sipas Bashkisë, Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m). Në bashkinë e Shkodrës në total janë përmbytur 1823 ha tokë

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1823 Ha

Tokë e pakultivuar 526 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha
Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 265 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .
Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 15 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Author: 123albania