Ja cilat janë 3 kartmonedhat e reja që do të dalin në treg deri këtë vit

Njoftohet se tre kartëmonedha të reja do të hidhen këtë vit në treg, por njera prej të cilave nuk ka qarkulluar asnjehere më parë në vendin tonë.

Konkretisht sipas Bankës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2021 do të dali në treg nje kartmonedhe dhe prerje e re 10 mijë lekë (100 mijë lekë të vjetra) por që ende nuk është bërë publike pamja e saj, çfarë materiali apo elementët do të mbajë.

“Prodhimi i një serie të re kartëmonedhash është një proces kompleks, gjatë të cilit mund të hasen vështirësi teknike që mund të shkaktojnë ndryshime në afatet e planifikuara për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave”, thotë BSH.

Nderkohe që është lajmeruar se ne vitin 2022 do të hidhet prerja e fundit prej 500 lekësh, ndërsa 200 dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019.

Megjithate këto kartëmonedha ishin të parashikuara për tu hedhur në vitin 2020, por si pasojë e pandemisë kudo të gjitha afatet u shtynë për këtë vit, duke qene se Banka e Shqipërisë per kete arsyeka pezulluar punën për prodhimin e kartëmonedhave./shkoder.info

Author: 123albania