Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, këngëtarja Tuna shtatzanë për herë të dytë (Video)

Këngëtarja Ajtuna Sejdiu ose e njohur ndryshe për publikun Tuna, pas disa raportimeve për ndarje nga bashkëshorti i saj Patris Berisha thuhet se është larguar drejt SHBA-së së bashku me djalin e saj Tian.

Në një rubrikë rë emisionit ‘SHOWTIME’ nga burime të afërta me artisten raporton se këngëtarja nga Shkupi është përsëri shtatëzanë.

Nga i njëjti burim raportohet se Tuna shkoi në Amerikë pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta bëj atje lindjen e fëmijës.

Pak kohë më parë është aluduar në media për një shtatzani të dytë të këngëtares, por kjo e fundit nuk ka bërë një reagim zyrtar për të adresuar nëse këto raportime janë të vërteta.

Në mediat kosovare akoma komentohet ndarja nga Patrisi, e cila nuk është komentuar nga asnjëri prej tyre por që të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Tuna ndryshoi mbiemrin e e djalit të saj në profilin e tij në Instagram nga Berisha në Sejdiu./korrieri.al

Author: 123albania