Moti merr kthesën e madhe, meteorologia: Ja parashikimi për ditët në vijim dhe si pritet të lëvizin temperaturat

Reshjet intensive kanë përfshirë vendin tonë prej 2 ditësh. Meteorologia Adiola Bani në një bisedë me Skype për News 24 bën edhe parashikimin për ditët në vijim.

Bani bën me dije se reshjet e shiut do t’ia lënë vendin atyre të borës, kryesisht në zonat malore pasi do të kemi që prej mbrëmjes së sotme edhe rënie temperaturash. Bani foli për temperatura deri në -1 grade celsius edhe në kryeqytet.

“Kjo ditë e zezë për Shqipërinë nuk erdhi papritur”, Koço Kokëdhima ngre alarmin dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për vendin tonë

“Ka nisur përmirësimi i kushteve të motit që në mëngjes. Do ketë kthjellime deri pasdite ku fuqizohen sërish reshjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do ketë reshje mesatare deri në intensive në gjithë territorin e vendit.

Por, mëngjesi i nesërm do sjellë një përmirësim të motit. Reshjet do jenë të pakta. Që sot pasdite pritet edhe rënie temperaturash.

Në zonat verilindore dhe lindore nga Kukësi në Pogradec priten reshje bore. Vlerat minimale arrijnë në -6 dhe -7. Vlerat më të ulëta regjistrohen të mërkurë dhe të enjte. Në Tiranë temperaturat arrijnë në 0 ose -1 gradë”, u shpreh Bani./shkoder.info

Author: 123albania