Cila vaksinë e koronavirusit është më efektive? Epidemiologu Alimehmeti jep informacionet që duhet t’i dimë të gjithë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ për efektivitetin e dy vaksinave kundër COVID-19, Pfizer/ BioNetch dhe Modernës.

“Është një krahasim që nuk mund ta bëj dot tani, jemi herët dhe ato nuk janë bërë në popullatë në mënyrë të barabartë. Pfizer ka hyrë më shpejt e para dhe në fakt studimi i vetëm që mund të shohim është Izraeli.

Pra, në Izrael ne kemi një 44% të popullatës sot që flasim, që kanë marrë të paktën një dozë dhe janë të gjitha Pfizer. Për sa i përket studimeve duket efektiviteti aty-aty, 94.3% me 94.7%, pra flasin pak a shumë për të njëjtin efektivitet.

Imunë ndaj COVID-19, ekspertët shpjegojë pse nuk preken nga koronavirusi disa persona kur bien në kontakt me të infektuar, pavarësisht se nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin.

Ajo që është e rëndësishme në të dy studimet është se janë studiuar mirë për moshat nga 18, 16 shkon Pfizer, apo 18 Moderna deri te 75 vjeç.

Më pas këtë grupmoshën sipër e ka studiuar më shumë Moderna sesa Pfizer. Për moshën 18-75 vjeç kanë mjaftueshëm të dhëna. Sa do jetë efektive dhe sa do zgjasë mbrojtja, kjo mbetet për t’u parë”, sqaroi ai./shkoder.info

Author: 123albania