Monika Kryemadhi lëshon bombën: “Jam me kancer në…”

E ftuar mbrëmë në “News 24”, Monika Kryemadhi bëri deklarata të forta në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit por edhe shokoi publikun kur tha hapur se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Kryetarja e LSI-së, tha për herë të parë publikisht se vuan nga kanceri në qafën e mitrës dhe shpeshherë del jashtë shtetit për tu kuruar pasi këtu në Shqipëri mungojnë profesionistët.

Deklrata e saj shokoi të gjithë publikun. Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. “Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak.

E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë.”,- tha Kryemadhi./shkoder.info

Author: 123albania