Gjykata e Korçës shpall moskompetencë për çështjen e Zani Caushit, avokati: Do e çojmë në Strasburg

KORÇA
Gjykata e Korçës ka shpallur moskompetencë për përllogaritjen e viteve që ka vuajtur në burg Zani Caushin, raporton gazetarja Lorena Kodra për BalkanWeb.

Avokati i Zani Caushit ka zbuluar se tashmë që Gjykata shpalli moskompetencë çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

Zani Caushi ka kërkuar një përllogaritje të viteve që ka vuajtur në burg me pretendimin se i ka kryer bashkë me paraburgimin.

”Seanca e sotme pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, ne konstatuam që Myrteza Caushi bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më daten 06.11.2020,20 vite e 10 muaj burgim.

Ndërkohë i njëjti institucion më muajin Qershor të vitit 2020 ka paraaitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Caushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim.

Në këto dy periudha Zani Caushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP.

Pas konstatimit nga ana jonë të këtij fakti,gjykata shpalli moskopetencën e gjykimit duke pretenduar se Zani Caushi fillimisht mund të ankoheshe në drejtori i IEVP Drenovë,më pas në drejtorin e përgjithshëm i burgjeve dhe më pas kur ti vinte përgj negative,mund ti drejtohej gjykatës.

Në lidhje me pretendimet e Zani Caushit është ankuar në mënyrë të vazhdueshme në keto 2 institucione këto qellimisht nuk i kanë këthyer përgjigje me shkrim dhe ka arritur në këtë situatë që jemi.

IEVP,me llogaritjen e saj specifike i ka nxjerë 21 vite burg,kjo është situata dhe un mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të raste dinamika me probleme,do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi min e drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vujatjes së dënimit.

Myrtesa Caushi është një cështjë që do shkojë deri në Strasburg,të gjitha këto gjëra që janë bërë qoftë dinamika te gabuara,qoftë deklarat publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij.

Publikimet dhe prononcimet haptazi më shtyp të zyrtarve të shtetit që kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës janë në favor të tij.

Është një dosje që ka patur gabime në vazhdimësi,nëse nk do ishte Zani Caushi vështja do ishte më e thjeshtë,por unë besoj që do gjejë zgjidhje.”- tha avokati.

(BalkanWeb)

Author: 123albania