Gazetari i njohur shqiptar tregon të pathënat e sherrit me Arjan Konomin: Komentoi me llogari false, kam prova (Video)

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ishim me gazetarin Andi Vrapi për lajmet e fundit nga showbizi, ku edhe sqaroi ‘ debatin’ midis tij dhe opinionistit Arjan Konomi.

Si nisi debati midis tyre?

“Është një budallëk me brirë, mua thjesht më erdhi një mesazh nga një mikesha ime që më thoshte që Lediana është e fejuar dhe e ka partnerin në burg në Belgjikë dhe unë e shpërndava në instagramin tim kaq.Pavarësisht se mori mbi 1 mijë share ai story.

Dhe u bë lajm, nga ana tjetër kjo gjëja u bë shumë “big”mediatikisht dhe Lediana reagoi dhe në një story duke quajtur ‘këta nuk janë gazetarë’ domethënë Lediana nuk e di nga është. Është edhe pedagoge gazetarie që na mëson” u shpreh ai me ironi për rastin e debatit midis tij dhe Arian Konomit, për arsyen se si nisi e gjithë historia.

Çfarë bëri Andi Vrapi që ‘indinjoi’ Arjan Konomin?

“Dhe Ariani filloi të jepte leksione gazetarie e kishte për Fatmën, për Meridianin e kishte dhe për mua nga ana tjetër duke na thënë palaço që sdijmë të bëjmë ngaqe merremi me meme. Gjitha gjërat që tha

Dhe unë thjesht çfarë bëra, duke qenë se Ariana u shpreh se nuk kishte bërë kurrë thashetheme në jetën e vet, kishte drejtuar një revistë shumë serioze. Unë kapa një gjë që e hodhi poshtë të gjithë deklaratën e Arianit që ishte një konflikt që ka pasur me Soni Malaj para disa vitesh.

Dhe në një intervistë Arjani shprehej se nuk kishte bërë asgjë të gabuar por vet soni kishte ngrënë pilaf me pulë në dasmën e saj dhe kishte bërë një liste të dashurish të Sonit dhe këto nuk ishin ‘ Gossip’ sipas tij“ u shpreh Andi Vrapi.

Ndërsa hedh dhe akuza se opinionisti Arian Konomi ka komentuar me një llogari fallco për rastin në fjalë:

“Dhe kjo gjëja u bë shumë e madhe. Dhe unë jam i sigurtë që Ariani ishte me fake account aty që po komentonte” Unë jam shumë i bindur dhe i kam dhe provat bindëse por janë gjëra që nuk tregohen në ekran “ tha ai./shkoder.info

Author: 123albania