Prapaskenat e natës finale, çfarë deklaroi Generda para se të ngjitej në skenë

Mbrëmjen e se hened u transmetua puntata finale e spektaklit Love Story në TV Klan, ku e zgjedhura e Saimirit ishte Meri.

Ndërkohë, 33-vjeçari i shprehu fjalët më të mira edhe konkurrentes tjetër, Generdës, të cilës i tha se pavarësisht të gjithë momenteve të bukura që kanë kaluar, zemra e tij ka marrë një tjetër drejtim.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda ka rrëfyer emocionet e finales para se të ngjitej në skenë.

Si ndihesh sot?

Nuk e di as vetë se ku jam. Shpresoj me zemër! Nuk kam ngrënë gjithë ditën. Jam vërtetë shumë e emocionuar, sido që të shkojnë punët, i uroj Saimirit gjithë të mirat, por shpresoj normalisht që të jem unë zgjedhja e tij.

Ke ndonjë mendim që të vjen në mend?

Po, është mënyra si do reagoj unë nëse nuk do jem zgjedhja, si do ndihem sepse unë jam një njeri me shumë emocione dhe nuk i shfaq kollaj, sidomos emocionet negative. E di që kur të shkoj në shtëpi do qaj.

Si ndihesh tani që pe përmbledhjen e gjithë takimeve të tua në Love Story?

Shumë emocionues si moment sepse e përjeton edhe njëherë dhe m’u rikthyen ato emocionet që kam jetuar. Emocionet i kam pasur gjithmonë dhe nuk është se më japin shpresë, por u ndjeva shumë mirë dhe më bëri të mendoj që këtë rrugëtim prap do e kisha bërë./shkoder.info

Author: 123albania