
Arineta Mula ditën e diel e ka nisur me vrapimin e zakonshëm që e bën me grupin e vrapimit “Kosova Trail Running Association”, në malet e Gërmisë.
KOSOVE– Kosovën e ka mbuluar bora dhe temperaturat janë në minus, kjo gjë nuk po paraqet problem për alpinisten kosovare Arineta Mulen. Alpinistja Arineta Mula ditën e diel e ka nisur me vrapimin e zakonshëm që e bën me grupin e vrapimit “Kosova Trail Running Association”, në malet e Gërmisë.
Arineta Mula ka bërë të ditur përmes profilit të saj në Facebook, se ka vrapuar zbathur 7 kilometra së bashku me vrapuesin Visar Muharremin./korrieri.al