
Puntatën e djeshme dhe të fundit të vitit që lamë pas në “Përputhen” ishte e ftuar mamaja e Andit.
Patjetër që në studio filluan ngacmimet dhe pyetje ku të gjithë kureshtarët ishin sy e veshë, por edhe mamja e Andit nuk i la pa material që me buqetën e madhë të luleve që i dhuroi Teas.
Tea dhe Andi i kërkuan produksionit ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve së bashku dhe në rrjetet sociale nuk kanë ndarë asgjë nga kjo natë, veç një video mjaft interesante në makinë.
Ata ndodhen në makinë me mamin e Andit dhe motrën e Teas, ku të dy i kanë quajtur “vjehrrë” dhe “kunatë”.
“Gëzuar të gjithëve, gezuar”, kanë uruar pretendentët për çift të programit./korrieri.al