Bestytnia/ Ja ushqimet që sjellin fat të mirë për Vitin e Ri që duhet ndjekur

Mishi i derrit

Tingëllon çuditshëm, por për disa kultura mishi i derrit simbolizon mirëqenie, përparim dhe ardhmëri. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit, e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj. Ajo simbolizon zhvillimin.

Shega

Sipas traditës greke, shega konsiderohet si një frut fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Tavë me Peshk

Një tavë me peshk nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj për Vitin e Ri.

Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:

Sipas traditave të ndryshme, sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në shtëpitë tuaja.
Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

Thjerrëza

A e dini se çfarë simbolizojnë thjerrëzat?! Paratë! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane.

Monedha e fshehur në tortë

Në ëmbëlsirën e Vitit të Ri mirë është të fshihni një monedhë. Atij që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë./shkoder.info

Author: 123albania