
Çelësi për një marrëdhënie më të lumtur është mosfjetja në një shtrat me partnerin ose partnerën.
Kështu thotë studimi më i fundit, i cili tregoi se një në gjashtë çifte janë të destinuar për të fjetur larg njëri-tjetrit. Kjo ndodh pasi ata duan të bëjnë gjumë.
Ndërsa një analizë e vitit 2016 e studimeve të mëparshme nga Universiteti Mjekësor Paracelsus, në Gjermani, tregoi se problemet e gjumit dhe problemet e marrëdhënieve kanë tendencë të ndodhin njëkohësisht.
“Gjumi i dobët ndikon në performancën tuaj, marrëdhëniet, rrit rrezikun tuaj nga aksidentet dhe, në afat të gjatë, shoqërohet me një rritje të peshës, diabetit të tipit 2 dhe depresionit”, ka theksuar dr. Stanley.