
Një infermier amerikan ka rezultuar pozitiv me koronavirus, tetë ditë pasi bëri injeksionin e parë të vaksinës.
Sipas mediave të huaja infermieri 45-vjeçar në San Diego, mori vaksinën e Pfizer më 18 dhjetor.
Ai tha në rrjete sociale se i vetmi efekt anësor i vaksinës që ai përjetoi ishte dhimbja e krahut. Gjashtë ditë më vonë, Matthew kishte dridhura, dhimbje muskulare dhe lodhje. Një test në spitali konfirmoi se ai ishte pozitiv me Covid-19, raportojnë mediat e huaja .
“Skenari nuk është i papritur”, i tha KGTV Dr. Christian Ramers, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diego. “Pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga COVID-19 pasi të jenë vaksinuar”, u shpreh ai./korrieri.al