Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zbuluar temat për të cilat foli me liderin opozitar, Lulzim Basha në darkën e sotme jozyrtare.
Znj.Kim thotë se me Bashën diskutoi për rolin e opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës shqiptare për çështjet kryesore si dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Ambasadorja deklarohet e qartë se kërkon që partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që garanton se SHBA do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira e të ndershme.
STATUSI NGA YURI KIM
Me kryetarin e PD, Lulzim Basha sonte diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në.
Met w/DP Chairman @lulzimbasha_al tonight. Discussed the essential role of the opposition in democracy, opposition’s views on main issues, and preparations for April 25 election. All parties must ensure clean candidates. 🇺🇸 will do its part to support free & fair elections in 🇦🇱.
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) December 19, 2020
(BalkanWeb)