Deklaratë e bujshme! Frrok Çupi zbulon skenarin e fshehtë të Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe paralajmëron

Publicisti Frrok Çupi është shprehur se dhuna e shprehur në shkatërrimet në Tiranë, janë një logjikë politike që është thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe do të vijojë edhe në ditët e ardhshme deri në zgjedhje.

“Kjo është një lëvizje që mund të quhet Gjiri i Lalzit që duket është menduar e vetmja mënyrë për të mos humbur zgjedhjet dhe për të imponuar politikën në Shqipëri”, deklaroi Çupi në emisionin Top Talk.

Duke folur për ekzekutimin e Klodjan Rashës, Çupi tha se opozita mund ta përdorë politikisht tragjedinë por dhunë nuk ka të bëjë me përdorimin politik, por me një logjikë që kërkon t’i imponohet shoqërisë./shkoder.info

Author: 123albania