Do hidhen në treg 3 kartmonedha të reja në Shqipëri/ Ja cilat janë

Tre kartëmonedha të reja, një prej të cilave nuk ka qarkulluar më parë në vendin tonë do të hidhen këtë vit në treg.

FOTO/ Kartëmonedhat e reja do hidhen në treg, shikoni si do të jenë – Balkanweb.com – News24

Konkretisht sipas Bankës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2021 do të dali në treg prerje e re 10 mijë lekë (100 mijë lekë të vjetra) që del për herë të parë në qarkullim dhe që ende nuk është bërë publike pamja e saj, se çfarë materiali apo elementësh do të mbajë.

Po ashtu do të dalin në treg prerjet e reja 1 mijë lekë dhe 2 mijë lekë, të cilat janë prezantuar me të gjitha elementet e sigurisë që do të kenë.

“Prodhimi i një serie të re kartëmonedhash është një proces kompleks, gjatë të cilit mund të hasen vështirësi teknike që mund të shkaktojnë ndryshime në afatet e planifikuara për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave”, thotë BSH.

Në vitin 2022 do të hidhet prerja e fundit prej 500 lekësh, ndërsa 200 dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019. Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve.

Të gjitha prerjet e serisë së vjetër të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë ishin miratuar në vitin 1995 dhe u hodhën në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Banka e Shqipërisë do të blejë euro në tregun valutor, ndërhyrja me datë 18 tetor |Revista Monitor

Author: 123albania