
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan pak ditë më parë ribashkimin e tyre.
Këngëtarja postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin.
Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.
Këngëtarja bashkë me Dj Geek kanë dal në një takim romantik pak para hyrjes në Vitin e Ri 2021.
Së fundmi, në postimin e fundit të Dafinës, Dj Geek i ka lënë komentin më romantik partneres së tij.
“E imja” i ka shkruar Dj Geek, ndërsa këngëtarja ia ka kthyer “Gjithmonë”.