
Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, bëhet fjalë për mamanë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Top Albania Radio duke cituar burime të afërta të familjes.
Mësohet se ditën e sotshme nëna e tij, po përcillet për në banesën e fundit.
Kujtojmë se disa ditë më parë Flori është fotografuar në një kafe pranë spitalit ku ishte shtruar nëna e tij, për shkak të problemeve me zemrën. Mesa duket, e ndjera nuk ka mundur t’i shpëtoj kësaj dhimbjeje./korrieri.al