FOTOLAJM/ Turistët kalojnë ditët e para të vitit në Dardhë, automjetet bllokohen në trafik

Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të automjeteve të bllokuara në trafik.

Pamjet janë në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë dhe aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.

Sic duket në pamje mjetet qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas.

Author: 123albania