Gazetari Marin Mema publikon pamje gjatë ndalimit nga Policia (VIDEO)

Policia e Maqedonisë e ka ndaluar për kontrolle gazetarin shqiptar Marin Mema. Ai ka publikuar pamje gjatë diskutimit që ka pasur me zyrtarët policor.

Njëri prej policëve i thotë se kanë marrë lajmërim për ta kontrolluar makinën e gazetarit, ndërsa ky i fundit i thotë se nuk kanë xhiruar asnjë objekt me rëndësi të veçantë.

Polici më tej i thotë se duhet të pres derisa të merr urdhër nga ata që ai i quan “më të mëdhenjtë”. “Cila është arsyeja e ndalimit? Ne po vinim nga Shkupi dhe shkojmë për në Shqipëri

Nuk kemi xhiruar asnjë objekt me rëndësi të veçantë”, i ka thënë gazetari Mema, policit. Për këtë rast nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa ka reaguar partia opozitare Aleanca për Shqiptarët./shkoder.info

Author: 123albania