
Ajo tregon se mund të kishte punësuar shofer, por preferon ta ngasë vetë makinën teksa shton se nuk e ka aspak problem të kërkojë falje publike kur bën gabime.
TIRANË – Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka kërkuar falje publike, pasi shkeli Kodin Rrugor pak ditë më parë, teksa kaloi nëpër rrugët e kryeqytetit me semafor të kuq.
Në një postim në ‘Instagram’, Vejsiu shprehet se si shofere mund të mos jetë aq e mirë, por si këngëtare e kalon klasën.
Ajo tregon se mund të kishte punësuar shofer, por preferon ta ngasë vetë makinën teksa shton se nuk e ka aspak problem të kërkojë falje publike kur bën gabime./korrieri.al