
Për kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, koronavirusi nuk do jetë pandemia e fundit që do kalojë njerëzimi.
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka folur mbi këtë çështje në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila dhe do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
“Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys.
Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë. Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, tha ai./korrieri.al