
Gazetari dhe moderatori, Eno Popi, është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Top Albania Radio, e cila ka treguar se pas përgjigjes së tamponit moderatori është futur në karantinë.
Eno do të vijojë emisonin e tij në radio nga kushtet e shtëpisë, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të mbajë dhe një ditar ku do të shkruaj në lidhje me situatën që po kalon./korrieri.al