
Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga koronavirusi ish-ministri i Transporteve Ilir Mata. Ikja e tij ka lënë një dhimbje të thellë te bashkëshortja, vajza dhe gjithë familja Mata.
MËSO MË SHUMË→
Mësohet se Mata ishte infektuar edhe me Covid ku po luftonte me virusin e rrezikshëm prej 22 dhjetorit. Ai ka qenë presidenti i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugor “Analtir”.
Ish-ministri njihet ndër miqtë që e kujtojnë si një njeri i mirë dhe modest, prind i përkushtuar dhe ekonomist i zoti. Mata ishte baba i tre vajzave.