
Futbollisti Liridon Krasniqi, së fundmi është përfolur për një lidhje dashurie me Larsa Pippen, me ish-shoqen e ngushtë të Kim Kardashian.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, Liridoni ka vendosur të flas për herë të parë.
Në sfidën e tij ai u vendos përballë pyetjes nëse është i vërtetë lajmi për këtë marrëdhënie mes tij dhe Larsa-n dhe nëse nuk është i vërtetë duhet të tregonte bisedën me të.
Krasniqi tregoi se nuk është në një lidhje me Pippen, por bisedën nuk e tregoi pasi tha se i ka fshirë mesazhet me të.