
Këngëtarja, Nora Istrefi, ka postuar një mesazh prekës për ish- vjerrën e saj, Teuta Berisha që u nda nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.
Ajo ka kujtuar vjehrrën përmes një fotografie të saj me Renee ku shprehet:
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dashtë dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë e në paqe.”