Një romancë e re po lind në “Përputhen”, mes Anës dhe konkurrentit më të ri, Atdheut.
Dyshja kanë realizuar vetëm një takim, mirëpo plot emocion dhe kimi me njëri-tjetrin.
Takimi i tyre u transmetua këtë të premte, teksa Ana i dhuroi dhe një hudhër Atdheut për t’i mbrojtur nga syri i keq.
Ai e pranoi me dëshirë, madje i ka habitur të gjithë me një veprim të bërë së fundmi.
Atdheu ka publikuar një foto të hudhrës në Instastory, duke lënë të kuptohet se mendon vetëm për Anën.