“Përjetësisht i yti”, letra prekëse e të dashurit përlot këngëtaren shqiptare në emision

Statusi personal i këngëtares Leonora Jakupi në vazhdimësi ka qenë pjesë e interesimit të publikut.

Tash e një kohë, këngëtarja ka pranuar se është në një lidhje. E për të parën herë, partneri i Leonorës u bë publik përmes një letre.

Në Prive Reality, ai i bëri një dedikim tejet emocional personit të tij të zemrës.

Vetë këngëtarja nuk e priste për asnjë moment letrën nga partneri i zemrës, derisa tregoi se janë bashkë qe nëntë vite.

Më poshtë letra që i dashuri ia shkroi Leonorës:

Kjo letër supozhej të jetë një letër shumë e thjeshtë për t’u shkruar.

Fjalët duhet të vijnë vetë dhe të rrjedhin ashtu siç është realiteti. Por, s;mund të them se është lehtë. Fare lehtë. Jo nga mungesa e fjalëve për ty, por nga ajo se çfarë nënkupton vërtetë prezenca jote në jetën time.

Të duash një person si ty, është sa e lehtë po aq edhe e vështirë. E lehtë sepse shpirti yt dhe bukuria jote e bëjnë njeriun të të dojë e të të çmojë. E çfarë të bëj unë tjetër post ë të dua. Ndërsa e vështurë është që të të ofrojë aq sa meriton. Një popull që ka një artiste si ti, është vetëm populli shqiptar krenar e luftëtar. E familja që të ka ty është një familje e bekuar.

Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ty. Në fakt mu liru dora, tastiera e telefonit po shkruan vetë.

Një gjë dua ta dish, që asnjë minutë s’dua të jem pa bukurinë tënde, pa dashurinë tënde dhe pa shpirtin tënd të mirë.

Mbretëresha ime,

Përjetësisht i yti!

N./korrieri.al

Author: 123albania