Po lufton me Covid-19, Manastirliu jep lajmin e mirë për mjekun e njohur: Mbështesim financiarisht kurimin e Dr. Drinit!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se qeveria shqiptare do të mbështesë financiarsisht kurimin e doktor Drini Dobit, i cili po lufton me koronavirusit në një spital të Italisë.

Mjekut Dobi i duhen 50 mijë euro që të vijojë kurimin në Itali, ndërsa këtë shumë tashmë e ka marrë përsipër qeveria, deri në shërimin e tij të plotë.

Mesazhi i Manastirliut:

Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/1116102115512504/?type=3

Author: 123albania