
QAFË THANA
Në prag të Vitit të Ri pika kufitare e Qafë Thanës po sheh një fluks hyrje-daljesh të qytetarëve për festa.
Ndryshe nga Greqia, Maqedonia e Veriut nuk ka vendosur kushte për Shqipërinë sa i përket testimeve.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se mbi 4 mijë qytetarë kanë kaluar nga Qafë Thana në 24 orët e fundit, sakësish 2481 hyrje dhe 2228 dalje. Autoritetet punojnë me nga dy sportele në hyrje dhe dy në dalje për shkak të këtij rritje të fluksit.