
Rowan Atkinson ka rrëfyer se përfundimisht ka hequr dorë nga Mr.Bean. Nuk është hera e parë që aktori tregon vështirësinë e realizimit të Mr. Bean ama për herë të parë tregon që tashmë 65 vjeç nuk do e luajë më.
“Është më e lehtë për mua të performoj vokalisht sesa vizualisht. Nuk e shijoj të luajturin e këtij roli. Përgjegjësia e madhe që më jep nuk më ofron asnjë kënaqësi. Ka qenë stresuese dhe do t`i jap fund”, ka thënë Rowan që prej një jete njihet botërisht si Mr.Bean, njeriu që të bën të qeshësh vetëm me veprime.