Shkatërrohet krejtësisht selia e PS-së në Shkodër, vjen reagimi i forte nga Edi Rama

Situata në Shkodër është tensionuar, pasi protestuesit kanë goditur filimisht me guri xhamat e selisë së Partisë Socialiste dhe pastaj e kanë djegur dhe shkatërruar godinën vendore të Rilindjes në Shkodër.

Me anë të një reagimi në rrjetin social ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama, për protestën që ka degraduar në qytetin e Shkodrës, me djegie dhe thyerje të sendeve të selisë së Partisë Socialiste në Shkodër.

“Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plu mba mbi prot estuesit!”, shkruan Rama në Twitter.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhu nës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhu nës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dën on dh unën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhu nuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me pl um ba mbi protestuesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!/shkoder.info

Author: 123albania