VIDEO- “Sot jam i lehtësuar”/ Kryeministri Rama tregon arsyen pse mori detyrën e Ministrit të Jashtëm dy vite më parë: Gent Cakaj u godit në mënyrë absurde nga…

Kryeministri Edi Rama, i cili mbante edhe detyrën e Ministrit të Jashtëm, ka treguar përse e mori këtë detyrë dy vite me parë.

 

 

 

 

 

 

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Olta Xhaçka, Rama tha se sot ndihet i lehtësuar, që i ka dorëzuar të gjitha përgjegjësitë ministrit të ri.

Teksa vlerësoi punën e Gent Cakajt, Rama tha se pavarësisht se ai u godit në mënyrë absurde e mbajti detyrën me përgjegjësi.

“Duke qenë i detyruar që ta kryesh detyrën në mënyrë të penguar qysh në krye të herës, si rezultat i një ngërçi absurd, të krijuar institucionalisht. Përtej kësaj unë besoj që në këtë periudhë, detyrat jo të lehta janë përballur me dinjitet dhe sukses.

Pa diskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte e panevojshme, sepse Genti ka pasur dhe i ka kapacitet për ta mbajtur këtë barë plotësisht, por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitet, mungesa e një ministri të Jashtëm të dekretuar të kthehej në një mundësi për të krijuar dhe stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE e mora këtë angazhim dhe jam i lehtësuar sot, që këtë angazhim mund t’ia kaloj Oltës.

Dua ta falënderoj Gentin për gjithçka që bëri në këto dy vjet në këtë detyrë, aspak të lehtë. Përtej faktit që u godit në mënyrë absurde dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar ia doli që ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë cilësitë e tij të veçanta që jam i bindur që do të ketë kohën dhe mundësinë ti shpalosë në të ardhmen në funksion të asaj që ai vetë e tha, në këtë lidhje të pazgjidhshme me Shqipërinë”, tha Rama.

Author: 123albania