
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e qyteteve për votimin elektronik.
Ashtu si Partia Demokratike, edhe LSI ka propozuar Korçën dhe Fierin.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka propozuar Tiranën dhe Korçën, ndërsa Bindja Demokratike Tiranën.